Ndërmarrja Publike Ujësjells dhe Kanalizim Strugë

Ndërmarrja Publike Ndërkomunale NPN Proaqua Strugë është themeluar në bazë të Marrëveshjes, së rregjistruar nën nr. 07-821/6 në 15.12.1998 në Komunën e Strugës, dhe numër 07-793/1 në 15.12.1998 në Komunën e Ohrit, ndërmarrja themelohet me qëllim që të mundësohet integrimi i rrjetit primar, sekundar, mbrojtja e Liqenit të Ohrit dhe rregullimi i furnizimit me ujë në një organizatë të përbashkët.

Pas lidhjes së Marrëveshjes së lartëpërmendur për themelimin e NPN Proaqua e nënshkruar nga Komuna e Strugës dhe Komuna e Ohrit , pasoi prurja e Statutit të NPN Proaqua-së, i njëjti është në pajtim me dispozitat e Ligjit për ndërmarrje publike. Në bazë të të njëjtit Ligj është bërë regjistrimi për themelimin e NPN Proaqua Strugë në Gjykatën për Regjistrim – Gjykata Themelore në Manasir me numër 3774/98 prej datës 31.12.1998 me të cilën është themeluar NPN Proaqua Strugë.

Mundimi për respektimin e nenit 18 nga Marrëveshja e theksuar dhe Vendimet e Këshillit drejtues nga vitit 2007 të miratuara nga Këshillat e themeluesve në NPN proaqua Strugë, NPN Proaqua Strugë u riorganizua në tre njësi Ujësjellës – Ohër, Ujësjellës dhe kanalizim – Strugë, Kolektor dhe vendimet për afarizëm fitim prurës në përgjithësi nëpër njësit punuese rrezullton me bilance të veçanta të suksesit.

Në vitin 2010 NPN Proaqua u riorganizua në dy njësi NJ.P Ujësjellës Ohër dhe NJ.P Ujësjellës dhe kanalizim dhe Nj.P Kolektor Strugë me Bilance të veçanta për punë dhe raporte të veçanta pune.

Të dhënat e përgjithshme

Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizim Strugë

Mjete për punë

Ndërmarrja Publike Ujësjells dhe Kanalizim Strugë

Mjetet për punë në NJ.P. Ujësjellës dhe kanalizim Strugë sigurohen nga vetë puna edhe atë:

  • Shërbimet për furnizim me ujë dhe kanalizim
  • Hidrondërtimet
  • Shërbimet të cilat i përkasin ujësjellësit, lidhjeve të kanalizimit në amvisëri dhe industri në Komunën e Strugës

Keni Pyetje?

Na kontaktoni